Ambasadori gjerman në Kosovë: Shpresoj se së shpejti do ndodh liberalizimi i vizave

E Enjte, 03 May 2018 19:21

Me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shtetit të Gjermanisë dhe Kosovës, ambasadori gjerman Christian Heldt ka bërë sot zbulimin e shtatores së “Ambasadorit“ të Berlinit në Prishtinë, e ashtuquajtur “Arushë”, që është punuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku.

Me këtë rast, ambasadori Heldt shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt, vendim të cilin e merr Komisioni Europian, që ka vënë edhe kritere të tjera, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë afat për liberalizimin e vizave.

Ai ka folur edhe për takimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi më 9 maj me Kancelaren gjermane Merkel, duke shpresuar do të jetë një takim i mirë dhe i frytshëm ndërmjet tyre.

Ambasadori po ashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se kjo çështje e cila është në finalizim, të vazhdojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në të mirë të të dyja vendeve./KosovaPress

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 19:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...