Mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe emrat e anëtareve të tjerë të qeverisë Zaev.
Mbrëmë Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me një lider, emrin e të cilit nuk e shpalosi. Kryeministri është i gatshëm të plotësoj dhe saktësojë ofertat.
"Partitë duan të debatojnë brenda organeve të tyre. Unë po pres përgjigjen nga të gjithë. Mbrëmë kisha një bisedë telefonike më njërin nga liderët e këtyre partive parlamentare dhe sot kam plan përsëri ta telefonoj që të mësoj deri ku është puna, a ka hapësirë për saktësim, për ndihmë", tha Zoran Zaev, Kryeministër transmeton Alsat-M.
PDSH-ja e Menduh Thaçit, vazhdon të shqyrtojë ofertën në heshtje. Zgjerimi i shumicës po zvarritet tashmë nga zgjedhjet lokale te vitit kaluar. Nevoja për zgjerimin e koalicionit erdhi pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria.