Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), gjeneral Ralf Hoffmann.
Iniciativat dhe projektet mbështetëse të këtij ekipi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ishin temat që u biseduan në këtë takim.
“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar që t’u ofrojë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke theksuar nevojën e mbështetjes së NATO-s për Kosovën, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë.
Kurse, gjenerali Ralf Hoffmann e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj për angazhimet e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet e NALT-së përgjatë vitit 2018./REL