Ushtria e Kosovës, peng i Listës Serbe!

Premte, 11 May 2018 09:29

NGA HAVA ORANA XHUKOLLI

Lista Serbe ende pengesë për formimin e ushtrisë së Kosovës

Gjatë javës që shkoi,  Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës është dashur që projektligjin për ushtrinë ta dërgoje në Qeveri. Megjithatë, projektligji edhe kësaj radhe nuk u dërgua.
Kështu, formimi i ushtrisë së Kosovës ende po mbetet mbrapa, ndonëse u premtua vite më parë formimi i saj. Një kundërshtim të madh ndaj ushtrisë së Kosovës, e kanë deputetët e Listës Serbe që bëjnë pjesë në koalicionin qeveritar, ani pse formalisht deklarojmë që janë larguar nga Qeveria.
Nga Qeveria e Kosovës, shprehen se projektligji për FAK-un ende nuk ka arritur, dhe se për votimin e transformimit të FSK-së në ushtri duhet votat e Listës Serbe.
“Për të formuar ushtrinë  pro ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç e kërkojnë edhe ndërkombëtarët duhet të votojnë  2/3 e deputetëve të komuniteteve jo shumice. Pra duhet të votojnë deputetët e Listës Serbe, të cilët  janë deklaruar kundër këtij projektligji deri në plotësimin e kritereve që ata kërkojnë”, thonë nga Qeveria e Kosovës.

Deputetja e VV-së tregon arsyet e mosformimit të ushtrisë
Kurse, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku që është edhe anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se çështjen e ushtrisë deri në këtë gjendje e kanë sjellë politikat e gabuara dhe kompromiset e dhimbshme nga qeveritë e pasluftës.
“Këtë situatë e kanë sjellur politikat e gabuara dhe kompromiset e dhimbshme që qeveritë e pasluftës i kanë bërë. Nuk kanë pas strategji fare dhe nuk kanë menduar për strategji afatgjate, por vetëm për interesa momentale”, thotë deputetja Millaku.
Sipas saj, kjo gjendje ka ardhur për shkak se me kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare dhe asaj të SHBA-së, ushtria duhet të formohet me ndryshime kushtetuese dhe me votat e pakicës.
“Ushtria e Kosovës është çështje që sipas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare e sidomos të SHBA-ve duhet të realizohet me ndryshime kushtetuese gjë që kërkon edhe votat e komuniteteve pakicë e sidomos asaj serbe. Duke ditur se pakica serbe ka vështirësi serioze në integrim në realitetin e ri të Kosovës dhe duke ditur ndikimin e Beogradit është e vështirë të merret aprovimi i tyre duke ditur se kjo është e detyrueshme për ndryshime kushtetuese”, thekson deputetja Millaku për “Bota sot”.

Flet Zëvendësministri i FSK-së
Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Isa Xhemajlaj, thekson se FSK-ja në aspektin e ngritjes profesionale qëndron mirë, vetëm se formimi i saj varet nga faktorët e jashtëm.
“Mendoj që kjo çështje më shumë varet nga faktorët e jashtëm. Por është pozitive se FSK ka në aspektin e ngritjes profesionale qëndron mirë. Tani  duhet bashkërendim me shtete e NATO-së, për tu bërë  ushtri”, vlerëson ai për gazetën “Bota sot”.
Sipas Xhemajlajt, për të pasur kapacitete të plota ushtria e Kosovës, duhet bërë biseda se si do të mbrohemi nga hapësira ajrore, në rast të kërcënimeve.
“Dhe për t’i pasur kapacitetet e plota mbrojtëse duhet zhvilluar biseda si do të bëhet dhe kush do e marrë mbrojtjen nga ajri në rast të kërcënimeve të jashtme. Sepse Kosova nuk  ka kapacitete për mbrojtje nga ajri. Pra kush do kujdeset për hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës”, thotë Xhemajlaj për “Bota sot”.

Qeveri e brishtë
Kurse, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, deklaron se duke marr në përgjithësi situatën e krijuar në Kosovë, ku kemi një Qeveri të brishtë, tani që nuk i posedon as 61 deputetë, del një konstatim se tani për tani krijimi i një ushtrie nuk është real.
“Bisedat ndër shtetërore mes Serbisë dhe Kosovës  edhe me ndërmjetësimin e BE, për njohjen e Pavarësisë në mënyrë reciproke ndërshtetërore, sikur që po shihet se edhe nuk po japin rezultatet e duhura, edhe pranë trysnive që po iu bëhen nga faktorët ndërkombëtar. Në rrethanat e tanishme kur po shihet se Lista Serbe nuk merr pjesë as në Qeverinë e Kosovës edhe që ishte pjesë përbërëse e saj, e vetmja rrugë e formimit të ushtrisë është ndërrimi i Kushtetutës së Kosovës. Në këtë situatë kur shihet se Qeveria e vendit nuk është stabile dhe në çdo kohë mundë të shpërbëhet dhe të shkohet në zgjedhje të reja, vështirë se mund të flasim për krijimin e ushtrisë. E vetmja shpresë për krijimin e ushtrisë të Kosovës është nëse bëhet presioni më serioz dhe i dukshëm ndaj Serbisë nga ana e Amerikës dhe e BE, për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, gjë që edhe mundë të ndodhë, e sidomos politikave diplomatike më aktive të Amerikës me aleatët e saj që janë duke i ndërmarrur kohëve të fundit”, thekson Tërnava.
Ai thotë më tutje, se një trysni e tillë e Amerikës ndaj vendeve të Ballkanit do të zhdukte përgjithmonë luftërat dhe konfliktet. Madje, në rrethana të tilla edhe ushtria e Kosovës do të formohej më shpejtë dhe pa pengesa siç i ka tani.
“Me aktivitete të tilla të trysnisë ndaj vendeve të Ballkanit nga ana e Amerikës, njëherë e përgjithmonë do të unifikohej Ballkani në Evropë dhe në të ardhmen Ballkani nuk do të ishte vend i konflikteve sikur që ishte deri më tani, dhe edhe luftërat botërore që kishin zanafillat e saj në këto shtete të Ballkanit nuk do të egzistonin më. Një unifikim i Evropës me trysnitë e Amerikës dhe shteteve aleate të tyre, e sidomos me njohjen e ndërsjelltë mes dy shteteve të Serbisë dhe të Kosovës, tani ushtria e Kosovës do të formohej shpejtë dhe pa pengesa”, përfundon eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.Bota Sot

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...