“Shpallja qytetar nderi i Komunës së Drenasit, sot nuk e nderon vetëm zotin Rainer Wieland, por na nderon gjithë neve si Kosovë. Kosovarët kanë respekt të madh për popullin gjerman dhe përveç kësaj ne jemi evropian”, kështu tha kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
I pranishëm në ceremoninë e shpalljes “Qytetar Nderi i Komunës”, për zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland në Drenas, Haradinaj pohoi se kosovarwt i takojnw familjes evropiane. Kryeministri Haradinaj përgëzoj kryetarin Lladrovci për veprën e qëlluar, pra për nderin që ai dhe komuna i kanë bërë z. Reiner, që është edhe nënkryetar i Parlamentit Evropian, me dhënien e titullit “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.