I pranishëm në ceremoninë e shpalljes “Qytetar Nderi i Komunës”, për zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland në Drenas, kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj pohoi se kosovarët i takojnë familjes evropiane. Kryeministri Haradinaj përgëzoj kryetarin Lladrovci për veprën e qëlluar, pra për nderin që ai dhe komuna i kanë bërë z. Reiner, që është edhe nënkryetar i Parlamentit Evropian, me dhënien e titullit “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.
Ndërkaq, pas marrjes së çmimit, zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian Rainer Wieland tha se është nder i madh që nderohet me këtë titull. “Është obligim për mua të intensifikoj gjithë punën që kam bërë deri më tani. Ndihem i nderuar që vendimi për këtë çmim është marrë unanimisht nga Kuvendi Komunal. Investimi në edukim është investimi më i mirë që mund të bëni. Ju përgëzoj për të rinjtë tuaj që vijnë në Gjermani, njerëz me qëndrime të qarta e që ishin ambasadorët më të mirë për vendin tuajin”, tha zëvendëspresidenti Wieland.