Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, do të qëndrojë ditën e nesërme për vizitë në Kosovë.
Clark do të jetë mysafir special në darkën fondmbledhëse gala të quajtur “Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit”, organizuar nga RTI në Kosovë (A.U.K).
Aksioni i përkrahur nga planifikimi i ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një procesi diplomatik, në detyrën e tij të fundit si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë të Kosovës nga spastrimi etnik.