Dita botërore e familjes/ Thaçi urim për familjet shqiptare

Tuesday, 15 May 2018 12:54

Me rasti e 15 Majit, ditën botërore të familjes, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet  një statusi në "Facebook" u uron familjeve shqiptare harmoni dhe lumturi. Ndër të tjera Thaçi është shprehur se familja është themeli i çdo shoqërie dhe se duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive që kemi, mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar.

Statusi i plotë:

Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra. Duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive që kemi, për gjithçka që na rrethon, ne mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar. Në këtë ditë simbolike për familjen, ju uroj të gjithëve që ta gjeni harmoninë dhe lumturinë në mesin tuaj. HTH

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 13:03
Login to post comments