Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Mitrovicën e veriut, gjatë së cilit ka arrestuar katër persona, raporton “Zëri.info”.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Mitrovicës kanë bërë të ditur për “Zërin” se aksioni policor është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Mitrovicës dhe bastisjet janë kryer në tri lokacione në Veri.
Zëvendësdrejtori i Stacionit të Veriut, Besim Hoti ka thënë për “Zëri se gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona të komunitetit serb, tre meshkuj e një femër.
Aksioni është kryer me urdhër të gjykatës në tri lokacione mëngjesin e sotëm. Arrestimi ka të bëj me disa incidente që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, përfshirë edhe zjarrvënje. Të arrestuarit janë tre meshkuj e një femër që të gjithë të komunitetit serb”- ka thënë Hoti.