Deklaratat në Samitin e Sofjes nga Vuçiçi se dëshiron ta zgjidhë problemin me Kosovën, po i përkrahin edhe oponentët e tij në Serbi.
Vuk Drashkoviç ish-ministër i jashtëm dhe tash lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, po thotë se Vuçiqi po i paraqet qëndrimet reale për Kosovën.
Drashkovic ka thënë se Kosova është e humbur, prandaj ka dale kundër referendumit.
“Vuçiç na e kujton me kujdes, pasi e di edhe ai se Kosova është e humbur, kjo është një luftë që ne e kemi nënshkruar, pra nuk ka shtet të Serbisë në Kosovë. Vendosi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se ky vendim nuk është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara”- tha ai.
Drashkoviç ka theksuar se qëndrimi i tij kundër referendumit për Kosovën, është pasi serbët nuk po i njohin faktet dhe po e cilësojnë Kosovën pjesë të Serbisë. “Unë mendoj se kjo duhet të shmanget, pasi njerëzit nuk e dinë aspak, pra nuk i njohin faktet. Pra njerëzit mendojnë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, theksoi Drashkoviç.
Ndryshe pikërisht për një zgjidhje me Kosovën, Vuçiç së fundi ka zhvilluar vizita në Gjermani, Turqi e Rusi.