Gjukanoviq betohet si president i Malit të Zi

Diel, 20 May 2018 17:15

Millo Gjukanoviq është inauguruar në postin e presidentit të Malit të Zi. Kjo është hera e dytë që ai shërben në postin e presidentit, pas mandatit të tij të parë prej vitit 1998 deri më 2002.

“Mali i Zi është bërë shteti ekonomikisht më i zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe lider i reformave dhe negociatave me Bashkimin Evropian dhe sigurisht, anëtari i parë që i është bashkuar Aleancës”, tha Gjukanoviq pasi bëri betimin para Parlamentit.

Gjukanoviq, 56-vjeç, fitoi 54 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura më 15 mars, duke shmangur kështu randin e balotazhit dhe duke vazhduar donominimin në politikën e Malit të Zi për pothuajse tre dekada.

Gjukanoviq ishte bërë kryeministri më i ri i Evropës më 1991. Ai atëbotë ishte 29-vjeçar.

Jugosllavia në atë kohë kolapsoi, por Gjukanoviqi mbajti marrëdhënie të ngushta me presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqin deri kur ndërpreu marrëdhëniet më 1998 dhe e udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia më 2006.rel

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 17:19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...