Prokurori i Departamentit të Shtetit të SHBA, Jeff Sessions ka pohur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë partneritetin me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar
Në një takim zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në Zagreb, ai tha se bashkëpunimi ka treguar tashmë rezultate të mira por që mund të bëhet edhe më shumë.
“Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre, nuk duhet ta lejojmë këtë”, është shprehur Sessions.