×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qeveria greke: Opsioni “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” nuk është më në lojë

Premte, 25 May 2018 21:17

Në takimin që po mbahet në Nju Jork dy ministrat e jashtëm Dimitrov e Kocijas me ndërmjetësim të Nimicit po sqarojnë dilemat nëse propozimi “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” mbetet në tavolinën e bisedimeve ose bie poshtë. Shefi i diplomacisë greke Kocijas pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, tha se pala tjetër duhet të tregojë pragmatizëm dhe realizëm për të gjetur zgjidhje.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos në mënyrë eksplicite tha se “Maqedonia e Ilindenit” nuk është më pjesë e negociatave, por nuk prognozoi se cili mund të jetë epilogu i bisedimeve të sotme.

“Mendoj se ekzistojnë mundësi, ekzistojnë mjaftë variante, por në asnjë rast nuk mund të parashikoj rezultatin e negociatave të hapura. Mendoj se ekzistojnë parakushte politike dhe teknike që të arrijmë marrëveshje. Megjithatë kjo nuk varet vetëm nga Greqia por edhe nga IRJM-ja. Ne kemi vendosur dy parakushte në tavolinë, erga omnes dhe emër të përbërë të pranueshëm”– tha Dimitris Canakopulos, Zëdhënës i Qeverisë së Greqisë.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se Greqia në negociatat për emrin synon të merr diçka që të tjerët e kishin dorëzuar para 70 e më shumë vjetësh. Cipras tha se do të ishte fitore e madhe vendosja e një përcaktuesi para termit “Maqedoni”. Duke iu referuar negociatave që janë në zhvillim e sipër, Cipras grek tha se ato “janë të ndjeshme, kritike, por janë bërë hapa përpara”.

“Fqinjët tanë veriorë për mbi 70 vjet kanë një entitet shtetëror, qoftë në kuadër të Federatës Jugosllave, qoftë si shtet i pavarur më vonë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që quhet Maqedoni dhe mbajnë një emër i cili, pa asnjë referencë tjetër revokon botën antike greke dhe trashëgiminë e rëndë kulturore të Maqedonisë greke. Këtë po shkojmë të marrim. Nuk është e lehtë. Disa budallenj na thonë se po shkojmë të japim. Shkojmë që të marrim, jo që të japim. Po shkojmë të pajtohemi me fqinjët tanë të cilët kanë një entitet shtetëror që për 70 vjet quhet Maqedoni, por që nuk ka asnjë lidhje me Aleksandrin e Madh dhe rrugëtimin e tij historik. Kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe këtë ata e pranojnë. Nëse fitojmë përcaktues para emrit Maqedoni është fitore e madhe dhe akoma më e madhe nëse merremi vesh se tjetër është Maqedonia ynë që vjen nga tradita e lashtë e botës antike greke, ndërsa tjetër është tradita e tyre dhe shenja e tyre kulturore”– deklaroi Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë.

Nga ana tjetër partneri i koalicionit qeveritar, “Grekët e Pavarur” tashmë ka betonuar qëndrimin se nuk pranon asnjë zgjidhje që do të përmbajë termin “Maqedoni”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...