×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Tuesday, 29 May 2018 12:42

Dy personat të cilët humbën jetën dje në një aksident trafiku i cili ndodhi në magjistralën Prishtinë-Ferizaj, ishin nga Lipjani.

Mehmedali Azemi dhe Besnik Azemi si pasoj e këtij aksidenti humbën jetën.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Lipjan, Daut Azemi përmes një postimi në facebook ka ngushëlluar familjen Azemi me rastin e vdekjes.

Po ashtu Kresuesi Azemi ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër nga ora 13:00 në fshatin Babush i Muhaxherëve.

Postimi i plotë i Daut Azemit:
Varrimi i dy bashkëvendasëve dhe kusherinjëve tanë Mehmedali Azemi dhe Besnik Azemi të cilët humben jetën tragjikisht në aksident trafiku, ju njoftojmë se do të bëhet ditën e Mërkurë më 30.05.2018 në kohën e namazit të drekës (13:00) në fshatin Babush i Muhaxherëve.Zoti i mëshiroft. Ngushëllime familjes, bashkëvendasve dhe të gjithëve që i njohën këta dy djem tu urtë, të sjellshëm dhe familjar të mrekullueshëm.
Ndërsa Policia Kosovës përmes një raporti ka njoftuar se me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML.

Magj. Prishtinë-Ferizaj, Fsh. Llugagji, Lipjan  28.05.2018-14:20. Raportohet aksident  trafiku me fatalitet me përfshirjen e një autobusi të udhëtareve me  tri veturave si dhe një automjeti të parkuar, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse  kanë pësuar dy persona, një vozitës  dhe një pasagjer meshkuj K/Shqiptarë. Gjithashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. të cilat janë hospitalizuar në QKUK-ë. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML, kurse vozitësi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet të hetohet, njofton Policia Kosovës.1_1527588488-8390505.jpg

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 15:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...