Paraditja vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por mesdita dhe në vijim shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremet Veri- Verilindje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 – 3°C pritet të sjellin orët e mesditës.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Europa
Perëndimi dhe Mesdheu Qendror mbeten me rrebeshe afatshkurtra shiu. Po ashtu, pjesa më e madhe e Europës Qendrore paraqitet me vranësira dhe shira të përkohshëm.
Ndërsa vijon dominimi i kthjellimeve në Veri dhe Lindje të Europës si dhe pjesërisht në zonat Qendrore të kontinentit.