Hackerat zhdukin “Despasito"-n nga YouTube

Tuesday, 10 Prill 2018 15:07

Një hacker kibernetik ka fshirë nga Youtube “Despacito”-n, këngën më të shikuar ndonjëherë, së bashku me dhjetra video të tjera të shtëpisë diskografike Vevo.

Fshirja e videos, ka ardhur vetëm 5 ditë pasi u njoftua se kënga e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee kishte arritur të thyente rekord, duke u bërë video më e parë në historinë e YouTube duke arritur 5 miliardë klikime.

Në vend të këngës është një video që tregon disa maska me armë të drejtuara nga kamera, një skenë që nuk është nga videoja e "Despacito".

Kur fansat përpiqen të klikojnë videon, ajo del e padisponueshme.

Dhjetra artistë përfshirë Shakirën, Selena Gomez, Taylor Sëift dhe Drake, janë prekur gjithashtu nga hakerat.

Klipet e tyre origjinale janë publikuar nga Vevo. Hakerat që e quajnë veten Prosox and Kuroi'sh, shkruajtën në titullin e videos "Palestina e lirë".

Kënga spanjolle "Despacito" është publikuar në janar të vitit 2017 dhe ka thyer shumë rekorde jo vetëm në YouTube, por edhe në transmetime. Ajo ka qëndruar në krye të listës së këngës më të dëgjuar në SHBA, për 16 javë rresht. Ajo gjithashtu u bë kënga më e transmetuar në botë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...