Këto kohë aktorja Almeda Abazi është mjaft e ngarkuar pasi duhet të jetë në Tiranë për prezantimine DWS, ndërkohë që shpesh kthehet në Turqi për të qëndruar pranë bashkëshortit të saj Tolgahan.
Kur kthehet në shtëpi Almeda nuk harron të sillet si një amvisë e vërtetë. Në rrjete sociale ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet duke i gatuar darkën bashkëshortit të saj. “Sepse zemra ime e pëlqen”,-ka shkruar aktorja bukuroshe krahas fotove. Mesa duket Tolgahan është vërtet një djalë me fat.