Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin gjatë paradites ndërsa mesdita do ketë vranësira më të dukshme.
Pasditja sjell fuqizim të përkohshëm të vranësirave në vend si dhe rrebeshe të shkurtra shiu në zonat Lindore. Orët e mbrëmjes do të largojnë shirat përtej kufirit Lindor të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që maksimalja në territor të ngjitet mbi 28°C.
Era paraqitet e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga Jugperëndimi duke krijuar në det dallgëzimi 1 – 2 ballë.