I vdesin prindërit në aksident, 4 vite më pas lind foshnja e tyre

E Enjte, 12 Prill 2018 11:09

Një foshnje është sjellë në jetë në Kinë falë një nëneje surrogate, plot 4 vite pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident me makinë.

Çifti, që humbi jetën në vitin 2013, kishte ngrirë disa embrione me shpresën për të pasur një fëmijë përmes metodës “IVF”, apo fekondimit in vitro.

Pas aksidentit, prindërit e tyre luftuan në një betejë ligjore, në mënyrë që t’iu lejohej përdorimi i embrioneve.

Djali, i lindur nga nëna surrogate nga Laosi, është sjellë në jetë në muajin dhjetor, ndërsa media kineze “Beijing Neës” e raportoi lajmin vetëm gjatë kësaj jave. Gazeta shpjegon sesi mungesa e një precedenti të ngjashëm të këtij lloji detyroi prindërit e çiftit të ndjerë të zvarriteshin mes betejave ligjore, derisa të mund të garantohej procedimi i mëtejshëm i transferimit të embrioneve.

Në momentin e aksidentit, embrionet ishin ruajtur në një spital të Nanjingut, të ngrira në minus 196 gradë Celsius brenda një rezervuar azoti të lëngshëm. Një gjykatë iu dha 4 prindërve (gjyshërve) të drejtën për të fertilizuar vezët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...