×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Keni anemi? Kalohet me këto ushqime

E Enjte, 12 Prill 2018 18:04

Një ditë teksa ngjisni shkallët ndjeni shumë lodhje. Më pas e kuptoni se zemra ju rreh fortë ndonjëherë, pa asnjë arsye të dukshme. Trembeni dhe shkoni te doktori.

Për fat, nuk është gjë e rëndë por ju thotë se ke hemoglobinë të ulët dhe është vetëm anemi. Atëherë pyesni veten se çfarë duhet të hani për të rritur hemoglobinën? Ja disa ushqime që këshillohen.

Mëlçia

Mëlçia është e pasur me hekur, thelbësore për hemoglobinën. Disa persona nuk i pëlqejnë t’i hanë për shkak të shijes. Por mendohuni mirë, pasi me kohën do të mësoheni dhe do të fitoni shumë. Është një nga ushqimet më të mira për të marrë hekur.

Bishtajore me perime

Pjatat me bazë perimet dhe bishtajoret nuk japin sasi të madhe hekuri, dhe për këtë arsye kanë nevojë për ndihmë ekstra, perime dhe fruta të pasura me vitaminë C. Lajm i mirë është që ushqimet që kanë këtë vitaminë nuk kanë nevojë të gatuhen.

Ndër perimet e pasura me Vitaminë C renditen specat, sidomos nëse janë të gjallë, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karota dhe panxhari.

Ushqimet e pasura me acid folik

Acidi folik nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë shtatzënisë, por dhe kur keni hemoglobinë të ulët, pra anemi, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Mes ushqimeve që përmbajnë sasi të mjaftueshme acidi folik renditen asparagët, portokallet, kokrrat e grurit, avokado, fasulja, soja dhe farat e kungullit.

Peshqit e kaltër

Përveç të gjithave atyre që përmendëm më sipër peshqit e kaltër janë të pasur me yndyrna, vitaminë B dhe Omega 3, thelbësore për rruazat e kuqe të gjakut. Mes tyre renditen salmoni, peshku ton, sardelet dhe skumbria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...