Lista “Dirty Dozen” 2018: Prodhimet bimore me më shumë pesticide janë...

Premte, 13 Prill 2018 11:45

Luleshtrydhet kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga  Grupi i Punës për Mjedisin (EWG). Shkencëtarët thonë se këtë vit kanë zbuluar se më shumë se 98% të mostrave të luleshtrydheve, së bashku me spinaqin, nektarinën, qershitë dhe mollët kanë në përmbajtje të paktën 1 pesticid. Një mostër e vetme e luleshtrydheve ka 20 lloje të ndryshme pesticidesh.

Këtë vit, lista “Dirty Dozen” përfshin sërish të njëjtat 12 fruta dhe perime si lista e vitit të kaluar, me vetëm disa ndryshime në renditje.

Ja lista “Dirty Dozen” 2018 për prodhimet bimore me më shumë pesticide:

  1. Luleshtrydhet
  2. Spinaqi
  3. Nektarina
  4. Molla
  5. Rrushi
  6. Pjeshka
  7. Qershitë
  8. Dardha
  9. Domatet
  10. Selinoja
  11. Patatet
  12. Specat

Ndërsa 15 produktet me më pak pesticide janë:

  • Avokado
  • Misri
  • Ananasi
  • Lakra
  • Qepa
  • Bizelet e ngrira
  • Papaja
  • Shpargu
  • Mango
  • Panxharu
  • Pjepri
  • Kivi
  • Pjepri melandë
  • Lulelakra
  • Brokoli

Kjo listë është përpiluar në bazë të testimeve laboratorike të kryera nga FDA dhe Departamenti Amerikan i Programit për Testimin e Pesticideve. Në studim janë përfshirë rreth 39 mijë mostra. Testimet kanë zbuluar 230 pesticide të ndryshme të gjendura tek produktet. /shëndeti.com.al/

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 11:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...