Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Elbasanit, pasi është vënë nën akuzë se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij dhe nusen e djalit.
Policia e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se bëhet fjalë për Filip Qosja.
Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan.
Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F. Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E. Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, "Dhuna në Familje" dhe "Vepra të turpshme" të parashikuar nga nenet 130/a dhe 108/a i Kodit Penal.
/55News.al/