×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gati në përfundim dublimi i urave në Kukës-Morinë

Premte, 13 Prill 2018 22:53

Punimet në Rrugën e Kombit të japin përshtypjen që bëhet në mënyrë spontane dhe pa asnjë projekt. Kështu po ndodh me urat e reja, të cilat janë gati në përfundim por nuk lidhen me rrugën dhe në këtë mënyrë janë jashtë funksionit. Një burim i koncesionarit, i tha ABC News që në kontratë nuk ka për detyrë të bëjë sheshet lidhëse të urës me rrugën.

Për Kukës – Morinë asgjë nuk dihet me tepër. I mbetur gjysmak që në nisje, përfundimi nuk ka afat. Nëse një pjesë e urave përfunduan ato janë jashtë funksionit.

Në dy anët e secilës mungon lidhja me pjesën tjetër të rrugës.  Kompania ndërtuese bëri ngritjen e tyre, shtrimin me asfalt, vendosjen e mbrojtësve anësore metalike, por jo vendin në punë të tyre.

Në shtatë urat e këtij segmenti fenomeni është i njëjtë.Kompania ndërtuese pati deklaruar se kontrata parashikonte vetëm ndërtimin dhe përfundimin e tyre.

Pjesa tjetër e punimeve nuk dihet nga kush do të bëhet.  Kurse e gjithë gjatësia  prej 17 km mbart me vete problematikën dhe rrezikun fatal për ata që përshkojnë rrugën.

Drejtuesve të mjeteve u duhet të përballen 14 herë me ngushtim të menjëhershëm të rrugës dhe me zgjerim të menjëhershëm të saj. Jo pak edhe me pasoja fatale të humbjes së jetës.

Afatet e përfundimit të tyre janë shtyrë thuajse çdo vit. Në tabelat e kryerjes së punimeve dallohet qartë afati i viti 2015. Dhe ajo është ndërruar disa herë para 2015.

Mungesa e fondeve e ka çuar në këtë situatë. Dhe për ato punime që janë bërë, përfaqësuesit e kompanisë që nuk duan të deklarohen thonë që s’kanë marrë paratë dhe punën e kanë kryer me fondet e veta.

Në pjesën më të madhe të urave ekzistuese situata është kthyer në një ferr të vërtetë për mjetet.

Gropa të hapura, çedime në skaje, dëmtime të gominave ndarëse, heqja e mbrojtësve metalikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...