Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri u martua në muajin dhjetor me avokatin e njohur maqedonas Serjoza Markov.
Menjëherë pas martesës Adelina ka bërë publik lajmin se është në pritje të ëmbël dhe se në muajin gusht do të sjellë në jetë djalin e saj. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Mesa kemi parë nga postimet e Adelinës bashkëshorti i saj është duke u kujdesur shumë për të. Gjatë ditës së sotme këngëtarja ka publikuar në instagram një video me çaste romantike, ku shihet në makinë me bashkëshortin e saj duke shkëmbyer puthje dhe përqafime herë pas here, me këngën “Tonight” të Reamonn në sfond. Krahas videos adelina ka shkuar “Të Dua”.