Meghan Markle ka marrë një vëmendje të madhe mediatike pas martesës me princin Harry. Madje ajo është kthyer një burim frymëzimi për shumë femra, për shkak të stilit të saj mjaft të veçantë dhe natyral.
Qëkur ajo është bërë Dukeshë gjithmonë ka rënë në sy modeli i flokëve të saj, një topuz i thjeshtë, i cili bie ndesh edhe me protokollin e familjes mbretërore.
Pothuajse të gjitha femrat e pallatit mbretëror zgjedhin modele flokësh të pastra dhe shumë të rafinuara, por ky nuk është rasti i Meghan.
Por pse Meghan i kap flokët topuz të çrregullt?
Sociologia e njohur, Dr Anna Akbar ka thënë për ‘Elle’ se topuzi i çrregullt është një strategji e përdorur nga Meghan. Ajo ka shtuar se Meghan dëshiron që të jetë e veçantë nga pjesa tjetër e familjes mbretërore dhe të krijojë personalitetin dhe stilin e saj.