Parlamenti Europian dha dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën, lajm ky që ka sjell edhe reagimet e politikanëve në Shqipëri.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar këtë ndodhi si të jashtëzakonshme.
'Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Europian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj europiane.
Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.
Uroj që edhe Këshilli Europian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Europian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Europian. ' shkruan Kryemadhi në postimin e saj.