Mercedes-AMG, zakonisht i njohur si AMG, është brendi me performancë të larët i përdorur nga Mercedes-Benz.
AMG, në mënyrë të pavarur, punëson inxhinierë dhe kontrakton me prodhuesit e ndryshëm në mënyrë që të prodhojë veturat Mercedes-Benz AMG sa më të mira, transmeton Koha.net. Mercedes-AMG selinë kryesore e ka në Affalterbach, Baden-Wurttemberg, Gjermani.
AMG fillimisht ishte një firmë inxhinierike e pavarur e specializuar për avancimet e performancës së automjeteve të Mercedes-Benzit; DaimlerChrysler AG mori kontrollimin në vitin 1999, pastaj është bërë pronar i AMG-së në vitin 2005. Mercedes-AMG GmbH tani është një degë e zotëruar plotësisht nga Daimler AG.
Zakonisht, modelet e AMG-së kanë pamje më agresive, nivel më të lartë të performancës, trajtim më të mirë, stabilitet më të mirë dhe përdorim më të madh të fibrave të karbonit sesa modelet e kategorisë së njëjtë të Mercedes-Benzit, përcjell Koha.net. Modelet e AMG-së zakonisht janë më të shtrenjta dhe versionet me performancë më të lartë sesa modelet e çdo klase të Mercedes-Benzit.
Versionet e AMG-së zakonisht janë të etiketuar me dy numra, sa për krahasim nga veturat e rregullta të Mercedes-Benzit.