Barack Obama gjithmonë e ka thënë hapur që bashkëshortja e tij, Michelle ka qenë mbështetja më e madhe. Në fjalimin përmbyllës të karrierës si president, ai tregoi edhe një herë së pa Michelle Obama-n nuk do ia kishte dalë asnjëherë dhe nuk do të shkonte aty ku është.
Si një partner i kujdesshëm me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes ose përvjetorit të tyre të martesës ai nuk harron ta falenderojë dhe të shprehë dashurinë e tij të madhe edhe publikisht.
Ditën e djeshme ata festuan 26-vjetorin e martesës dhe nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ai është treguar mjaft i ëmbël dhe i dashuri si gjithmonë.
“Gëzuar Përvjetorin Michelle Obama! Për 26 vjet ti ke keni qenë një partnere e jashtëzakonshme, dikush që gjithmonë mund të më bëjë të qesh dhe personi im i preferuar me të cilin dua të shoh botën” – shkruan ish-presidenti i SHBA-së.