Honda investon 2.75 miliardë dollarë në partneritetin për prodhimin e makinave me vetëdrejtim

E Enjte, 04 October 2018 11:18

Honda Motor do të investojë 2.75 miliardë dollarë dhe do të marrë 5.7 për qind të aksioneve në njësinë e prodhimit të veturave me vetëdrejtim Cruise të General Motors, për të zhvilluar së bashku automjete autonome dhe për vendosjen e flotës së shërbimeve të udhëtimit anembanë botës.

Honda, e cila ka mbetur prapa shumë nga rivalët e saj në zhvillimin e automjeteve vetëlëvizëse, po paguan 750 milionë dollarë paraprakisht për aksionet e kapitalit në “Cruise” të GM dhe do të kontribuojë edhe me 2 miliardë dollarë gjatë 12 viteve në të ardhshme, thanë kompanitë të mërkurën, transmeton tch.

Marrëveshja, e cila kërkon që Honda të ofrojë ekspertizë inxhinierike, shtrin bashkëpunimin midis dy prodhuesve të makinave në një teknologji që ka kosto dhe rrezik të madh, por pa produkte të gatshme për treg.

Prodhues të tjerë globalë të automjeteve po krijojnë aleanca të ngjashme për të ndarë pasigurinë dhe çmimin e madh të zhvillimit të teknologjive, që ende nuk kanë gjetur pranimin e gjerë të konsumatorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...