Nevina Shtylla pas zhvendosjes në Top Channel vendos tanimë të rrëfejë arsyen e vërtetë të kalimit nga Klani në Top Channel.
Tashmë nga një emision ku në fokus kishte modën, ajo ka kaluar në “Procesin Sportiv” me Edi Manushin.
E pyetur në emisionin “Shiko kush luan”, Nevina është përgjigjur se gjithmonë është tërhequr nga ideja e të punuarit në Top Channel, dhe se ky televizion i ka dhënë siguri.