Google i kalon barrën partnerëve! Do të paguajnë 40 dollarë për çdo aparat që përdor aplikacionet

Diel, 21 October 2018 13:35

Google do t’i kërkojë partnerëve 40 dollarë për çdo aparat që përdor apliacionet e veta. Kjo vjen pas akuzave të Komisionit Europian, se ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, duke detyruar parterët e Android që të instalojnë “Google search” dhe “Chrome”.

Google do t’i kërkojë firmave që të paguajnë 40 dollarë për çdo aparat që përdor aplikacionet e veta, sipas burimeve me njohuri për çështjen. Tarifat e reja pritet të bëhen efektive më datë 29 Tetor, për çdo smartphone apo tabletë në Zonën Ekonomike Europiane, që përdor sistemin operues Android të Google.

Kompanitë mund ta kompensojnë këtë barrë, që i aplikohet aparateve që përdorin Google Play, Gmail, Google Maps, duke vendosur motorrin e kërkimit të Google, Chrome, në një vend lehtësisht të dukshëm në ekran.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Google do t’i japë prodhuesit të aparatit një pjesë të të ardhurave nga marketingu, që gjeneron nëpërmjet motorrit të kërkimit. Komisioni Europian zbuloi në muajin Korrik se Google ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, duke detyruar partnerët e Android që të instalojnë “Google search” dhe “Chrome” në aparatet e tyre.

Kjo rrezikoi një gjobë prej 5 miliardë dollarë për kompaninë amerikane. Sistemi i ri pritet t’i japë rivalëve të Google, si Microsoft, më shumë hapësirë për të bërë partneritete me prodhuesit e telefonave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."