Elita Rudi nuk qëndron larg ndjekësve të saj, ndonëse është shtatzënë. Sot, ajo vendosi që ti përgjigjet disa kurioziteteve që kishin pikërisht në lidhje me këtë pjesë.
Në Instagram njihet tashmë opsioni “pyetje-përgjigje” ku fansat drejtojnë pyetje. Aty Elita zbuloi ushqimin më të preferuar gjatë kësaj periudhe: Limon dhe akull.
Më pas, e pyetur nëse ka marrë neveri ndonjë ushqim, moderatorja u shpreh se nuk shijon asgjë që e hante para shtatzënisë.
Nuk mungoi edhe pyetja për reagimin e parë kur mori vesh se do bëhej nënë.
“Shkova dhe bleva 47 teste të tjerë nëpër farmaci të ndryshme”, tregoi Elita.