Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku shtetasi me inicialet E.M është konfliktuar me 2 persona të tjerë dhe pas përleshjes, të tre kanë mbetur të plagosur me thikë.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.