Gadishulli i Ballkanit do të ifluencohet nga qarkullimi i masve ajorore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të mbajnë mot me rreshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E diel, 20 janar 2019
Dita e diel, 20 Janar 2019 moti do të jetë i vranët dhe rreshje shiu me intesitet të ulët deri në mesatar në perëndim të vendit. Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi maksimale deri në10- 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 0/6°C
Zonat e ulëta 8/15°C
Zonat bregdetare 9/16°C
E Diel 20 Janar 2019
Kosova për ditën e diel, 20 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C në mëngjes deri në 8°C gradë Celcius në mesditë.
E hënë 21 Janar 2019
Fillimi i javës, 21 janar 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 7- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -1/6°C
Zonat e ulëta 5/15°C
Zonat bregdetare 8/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari