Prezantuesi i njohur italian, 70-vjeçari Giancarlo Magalli, ka treguar se ndihet shumë i dashuruar me 22-vjeçaren Giada.
Edhe pse kanë 48 vite diferencë ai është shprehur se nuk ka asgjë të keqe. Të dy ata janë njerëz të rritur dhe ua pëlqen ta shijojnë romancën e tyre.
Deklarata e prezantuesit:
"Kam gjetur dashuri, nuk jam më i vetmi, jam i lumtur, kemi gjetur veten në ‘në gjysmë të rrugës’, vetëm në zonën Cesarini. Nëse nuk jemi e njëjta moshë? Nuk ka asnjë rëndësi për ne."
Përveç fotove të tyre në rrjetin social Instagram, ata janë fotografuar së bashku në një dhomë hoteli e më pas kur kanë dalë ata kanë qenë në krah të njëri-tjetrit.