×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

‘Çmenduria vazhdon’, si dështoi Rama me kumarin

Hënë, 16 Prill 2018 15:36

Kumari është një nga industritë më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Sipas autoritetit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 20 kompani, të lojërave të fatit, që nga kazinotë, bastet sportive dhe kazinotë elektronike.

Të dhënat nga bilancet zyrtare të dërguara në qendrën kombëtare të regjistrimit tregojnë se në vitin 2016, shqiptarët shpenzuan 15.5 miliardë lekë ose mbi 120 milionë euro duke luajtur bixhoz. Kjo do të thotë se aktiviteti i kumarit zë aktualisht mbi 1 për qind të prodhimit kombëtar.

Por kjo është vetëm xhiroja e deklaruar nga kompanitë e lojërave të fatit. Disa vlerësime kofidenciale të kryera nga Ministria e Financave dhe administrata tatimore kanë dalë në përfundimin se industria e kumarit në Shqipëri mund të jetë të paktën dy herë më e madhe nga sa tregojnë shifrat zyrtare.

Sipas vlerësimeve, një pjesë e madhe e aktivitetit të bixhozit është informal. Në fund të vitit 2013, qeveria nisi një aksion policor të quajtur fundi i marrëzisë për të reduktuar vesin e bixhozit.

Ministria e brendshme në bashkëpunim me tatimet raportuan se gjatë aksionit u mbyllën mbi 1 mijë pika të paligjshme të lojërave të fatit. Menjëherë pas aksionit qeveria porozi një ligj, I cili kishte për qëllim kufizimin e kompanive të lojërave të fatit duke i zhvendosur ato larg qendrave të banuara dhe në distancë me objektet fetare dhe shkollat.

Por ndonëse ligji u miratua hyrja e tij në fuqi u shty me lobimin e fortë të industrisë së kumarit deri në fund të 2018-ës. Katër vjet pas aksionit fundi i marrëzisë, marrëzia vazhdon të zgjerohet duke qarkulluar qindra milionë euro dhe duke lënë pasoja jo të vogla sociale për shumë familje. TCH

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 15:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...