Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante në të gjithë territorin, më të dendura në zonat malore. Pasditja dhe nata mbeten nën ndikimin e kthjellimeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes. Por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -9 °C deri në 12 °C.
Era do fryjë mesatare në jug por e fortë në veri me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.