Deri në mesditë moti mbetet me alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare. Ndërsa vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.
Pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në zonën e ulët dhe bregdet por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjesit duke shënuar 3°C por mesdita ruan thuajse vlera konstante duke bërë që maksimumi të jetë 22°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h gjatë paradites ndërsa pasditja ul ndjeshëm intensitetin e saj me drejtim kryesisht Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.`