Java e parë e prillit pritet të nisë me temperatura relativisht të larta dhe pa reshje shiu, por nuk do të jetë kështu fundjava.
Sipas asaj që raporton “Accuweather”, një ndër websitet më prestigjioze për parashikimin e motit, fundjava e parë e prillit pritet të jetë me reshje shiu, që do të vazhdojnë edhe me fillimin e javës së dytë të muajit.
Moti nesër (1 Prill 2019)
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.1) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 6 / 20 °C
në vendet malore: +1 / 16 °C