Shtrëngohen kreditë, bankat kritere shtesë për individët dhe bizneset

Premte, 19 Prill 2019 20:40

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë shtrënguar standardet për dhënien e kredive. Banka e Shqipërisë në një vrojtim thekson se në tre muajt e parë të vitit pati u dhanë më pak kredi e ndikuar kjo prej pritshmërive për situatën ekonomike dhe aftësisë paguese. Kriteret për marrjen e një kredi u shtuan si për bizneset po ashtu edhe për individët

Ekonomia shqiptare është mbështetur më pak nga sistemi bankar në tre muajt e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit konstaton se standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan qoftë në sektorin e investimeve apo dhe për kërkesat për likuiditete në segmentin e biznesit të madh. Por edhe Kërkesa për të marrë financime prej institucioneve financiare u vlerësua më e ulët, sidomos tek bizneset e vogla e të mesme.

Një trend negativ është shënuar dhe për kreditë me qëllim blerje banese, apo për konsum prej individëve.

Shqetësues është fakti se bankat janë treguar të rezervuara për faktin se nuk presin përmirësim të situatës ekonomike në vend apo përmirësim të aftësisë paguese të kredimarrësve si edhe rreziqet lidhur me kolateralin; si edhe toleranca e bankës ndaj rrezikut. Ky raport duket se është pikë kthese për kreditimin, pasi në fund të vitit 2018 u shënua një rritje e shumës që bankat dhanë për individët apo dhe bizneset.

Megjithatë në raportin e bankës së Shqipërisë Në tremujorin e dytë të vitit 2019, bankat presin të aplikojnë standarde kreditimi disi më të lehtësuara për bizneset, ndërkohë që kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë në të dy segmentet e bizneseve.

Standardet e kreditimit priten të lehtësohen edhe për individët në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke qenë në të njëjtën linjë me pritjet e bankave për një kërkesë të shtuar nga kjo kategori.

Modifikuar më Premte, 19 Prill 2019 20:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...