Ngadalësohet ekonomia, ulen të ardhurat në buxhet

Premte, 03 May 2019 22:22

Në 3 muajt e parë të vitit strukturat e tatimeve dhe doganave kanë mbledhur 72.2 miliardë Lekë në buxhetin e shtetit, duke tkurrur të ardhurat që pritej të vileshin me 2.4 miliardë Lekë.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, rezulton se rënien më të madhe e ka pasur tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili krahasuar me parashikimet rezulton 2.1 miliardë Lekë më pak, ndërsa me të njëjtin tremujor të një viti më parë, arkëtimi është rritur me 550 milionë Lekë.

Rënie të ndjeshme kanë pësuar edhe të ardhurat që vijnë nga taksat kombëtare, ato janë ulur me 1 miliard Lekë krahasuar me planin dhe 1.2 miliardë më pak nëse krahasohen më një vit më parë. Vetëm tatimi mbi fitimin dhe akcizat kanë rezultuar me një rritje të realizimit të tyre, shkruan Tv Klan.

Situata në buxhet, nuk duket se është në ditët e saj më të mira edhe nëse shihet në shpenzimet që ka bërë qeveria. Zëri kryesor i arkës së shtetit, investimet publike, në tre muaj kanë ezauruar vetëm 10% të fondeve totale, të cilat i korrespodojnë një vlere prej 9 miliardë Lekësh nga 90.6 miliardë që është totali vjetor i shpenzimeve për vepra publike.

Vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar por edhe Banka e Shqipërisë kanë parashikuar një tkurrje të ekonomisë në këtë periudhë për shkaqe rajonale siç është kriza në vendin fqinjë Italinë, por edhe arsye të brendshme, situata ekonomike më e ngadaltë ka prekur në këtë periudhë edhe buxhetin e shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...