Banka Bbotërore jep alarmin: 50% e ekonomisë në Shqipëri është informale

Hënë, 17 June 2019 07:58

Një studim i Bankës Botërore për ecurinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Rajonin e Ballkanit i publikuar këto ditë vlerëson se informaliteti në Shqipëri vijon të mbetet i lartë dhe zë deri në 50 % të ekonomisë.

Studimi thotë se edhe pse Shqipëria ka marrë masa për të ulur informalitetin, fenomeni mbetet ende një sfidë për administratën tatimore.

Bizneset informale në përgjithësi kanë produktivitet më të ulët se bizneset formale. Banka Botërore vlerëson se edhe pse Shqipëria ka miratuar një larmi të madhe rregullash për të monitoruar abuzimet, zbatimi i tyre mbetet i dobët për shkak të informalitetit të vazhdueshëm në forcën e punës.

Sipas vrojtimit të Mjedisit të Biznesit dhe Performancës së Ndërmarrjeve, konkurrenca nga sektori informal ishte problemi i dytë më i madh për komapnitë shqiptare.

Më shumë se 40% e firmave të anketuara kanë raportuar që konkurrojnë kundër firmave informale në sektor.

Kjo konkurrencë e pandershme është e lartë në mesin e SME-ve, pasi 41% e tyre raportojnë se konkurrojnë me bizneset e paregjistruara krahasuar me 27.8% të firmave të mëdha.

Në shtator 2015, qeveria nisi një fushatë masive kundër informalitetit me kontrolle, teksa u aplikuan penalitete kundër tregut informal.

Masat synuan rritjen e regjistrimit të kompanitë, deklarimin më të madh të punëtorëve, përmirësimin e mbledhjes së taksave dhe dhënien e taksës fiskale amnistitë.

Studimi thotë bizneset duhet të kontribuojnë më shumë në ekonominë e përgjithshme dhe qeveria duhet të vazhdojë të investojë në mënyrë të konsiderueshme në formalizimin e SME-ve-ve, nëpërmjet përpjekjeve që shkojnë përtej regjistrimit të thjeshtë.

Gjithashtu cilësia e raportimit financiar të SME-ve ne Shqipëri mbetet e ulët dhe shpesh kanë më shumë se një bilanc.

Prej janarit 2018, qeveria ju ka imponuar bankave që për çështje të kredidhënies të marrin në konsideratë vetëm bilancet zyrtare të SME-ve./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...