Nuk kanë të mbaruar rastet që nga Shqipëria dalin sasi të mëdha droge, ndërsa policia shqiptare nuk bën asgjë për kapjen e tyre, të mos të themi që në shumicën e raste bashkëpunon me trafikantët.
Rasti më i fundit është ai i ditës së sotme, ku një sasi prej 121 kg është sekuestruar nga policia greke, drogë kjo që vinte nga Shqipëria.
Policia greke mundi që të sekuestronte sasinë e drogës, ndërsa në pranga vuri një shqiptar dhe një grek.
Mediat greke kanë bërë me dije se i arrestuari është 37-vjecari Erion Topi nga Durrësi, ndërsa ende nuk është bërë me dije identiteti i shqiptarit tjetër që është shpallur në kërkim.
Po ashtu, nga policia u arrestua edhe një grek, i cili kishte shkuar për të marrë drogën.
Edhe pse qeveria ka marrë flamurin e zhdukjes së kanabisit në vendin tonë, duket se në terren është komplet tjetër situatë. /55News.al/