Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Cërrik. Sipas policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjyralë rreth orës 18:30. Automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale ku automjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Informacion Paraprak
Rreth orës 18:30 në Cërrik, në fshatin Gjyralë automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale ku automjeti është djegur plotësisht.
Ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake si dhe nga deklarimet e drejtuesit te automjetit dyshohet se shkaku paraprak është shkëndijë elektrike.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.