Asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, sipas “The Guardian” që ka marrë informacione nga një punonjës i një kompanie që punon për kompaninë teknologjike.
Sipas këtij burimi, shumë dialogje mes përdoruesve dëgjohen nga kompanitë kontraktuese, për të bërë një vlerësim të shërbimit dhe për të bërë përmirësime të mëtejshme.
“Në veçanti, kontraktuesit kanë detyrën që të klasifikojnë përgjigjet bazuar në një seri faktorësh, përfshirë edhe nëse aktivizimi i asistentit zanor ka qenë e qëllimshme ose jo, nëse pyetja ishte diçka për të cilën Siri mund të kishte ndihmuar dhe nëse përgjigja e Sirit ishte e duhura”-shpjegon gazeta britanike.
“Një pjesë e vogël e kërkesave ndaj Sirit analizohen për të përmirësuar asistentin dhe diktimin. Por kërkesat e përdoruesve nuk janë të lidhura me ID të Apple. Përgjigjet nga Siri analizohen në struktura të sigurta dhe të gjithë analizuesit kanë detyrimin që t’i nënshtrohen kërkesave të forta të sigurisë së Apple”-shpjegon Apple, i pyetur nga “The Guardian”.