Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë në vendin tonë mot të pjesërisht të qëndrueshëm.
Moti për ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira me rreshje shiu të pakta në zonat malore. Era do të jetë me me intesitet drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 -5 ballë me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/29°C
Zonat e ulëta 19/35°C
Zonat bregdetare 21/32°C