Tom Ford është një prej stilistëve të modës më të njohur në botë ka habitur me deklaratën e tij. Pavarësisht se krijon veshje të ndryshme, ai është fiksuar me një palë pantallona, të cilat i vesh prej muajsh.
Në një intervistë, 58-vjecari tha: “Shpesh ndihem sikur jam veshur si punëtor dhe nuk kam energji që të mendoj për ambicie të ndryshme. Madje e di cilat rroba më shkojnë. Të zeza, kafe dhe gri. Dhe të bardha kur luaj tenis”.
Më pas shtoi: “Më lejoni t’ju tregoj që këto pantallona që kam veshur tani nuk mund të jenë larë prej muajsh. Vesh të njëjtat rrobat cdo ditë, i heq në darkë dhe i var. Aty var xhaketën time, pantallonat me xhepa bosh dhe mëngjesin tjetër zgjohem duke vrapuar me djalin tim Jack për ta bërë gati për shkollë. Dhe kështu vesh të njëjtat rroba”.