Fama e Rolling Stones, muzika e të cilëve për dekada ka patur përmasa globale në Tokë, tani shtrihet edhe më tej, në planete të tjera.
Grupi ka zbarkuar në fakt në mars, falë një iniciative të ekipit që ka zhvilluar sondën inSight të NASA-s, misionin hapësinor për eksplorimin e marsit, që e ka pagëzuar një formacion shkëmbor në planetin e kuq në nder të grupit të udhëhequr nga Mick Jagger, ose shkëmbi Rolling Stone.
Pak më i madh se një top golfi, shkëmbi duket se është zhvendosur me rreth 1 metër më 26 nëntor 2018, shtyrë nga motori i InSight, ndërsa sonda ulej në mars për të studiuar përbërjen e planetit të kuq. Në imazhet e shkrepura nga InSight, një ditë më pas, mund të shihen gjurmët e lëna nga shkëmbi Rolling Stones, zhvendosja më e madhe e një shkëmbi vëzhguar ndonjëherë nga NASA. Emri Rolling Stones, i përshtatet plotësisht, thanë drejtues të NASA-s.
Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood duket se janë antuziazmuar nga lajmi dhe kanë komentuar: çfarë mënyre e mrekullueshme për të festuar turin tonë të ri, No Filter.