Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të izoluara në lindje në formën e stuhive dhe shkarkesave elektrike për shkak të kontrastit të masave ajrore me veti të ndryshme fizike. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi maksimale 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 18/31°C
Zonat e ulëta 18/38°C
Zonat bregdetare 22/32°C