Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore në Europën Verirore e cila po mban në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të stabilizuar.
E shtunë, 31 gusht 2019
So është dita e fundit e Verës meteorologjike. Dita do të dominohet nga kthjellimet dhe prani të vranësirave kalimtare në ultësirën Perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë larta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 16/32°C
Zonat e ulëta 18/36°C
Zonat bregdetare 22/34°C
Kurse Kosova sot për ditën e Shtunë dt 31 Gusht 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes deri në 33°C gradë Celcius në mesditë.
E diel, 1 shtator 2019
E diel, 1 shtator 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/29°C
Zonat e ulëta 18/36°C
Zonat bregdetare 22/32°C
RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari